“Asi” nën dorë i Edi Ramës/ Endri Fuga kryeministri i qeverisë zgjedhore

1
474

PD filloi me çadër m’u në sheshin e Kryeministrisë. Më pas Endri Fuga konceptoi një stil perfekt kundërpërgjigjeje ndaj çadrës demokrate. Krijoi një çadër tjetër: më të hapur dhe kudo nëpër qendra rrugësh në Tiranë. Po mbledhin firma në rrugë për të zbatuar Vettingun. Një stil populist porse mbart kundërgoditje ndaj efektit të çadrës së madhe në sheshin para Kryeministrisë. Pra Fuga ka ideuar një mënyrë fine për të zhvlerësuar efektin e opozitës. PD kërkon qeveri tjetër teknike, apo qeveri zgjedhjesh, quaje si të duash, për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën. Kurse Endri Fuga, si këshilltar dhe ideator çadrash të vogla, por me goditje imazhi publik ndaj thelbit të kërkesave të opozitës, mbledh firma për Vettingun. Dhe dërgoi me urdhër Erion Veliaj dhe Saimir Tahirin në çadër. U tha “firmosni!”.

Fuga thotë me anë të çadrave se “PD ka frikë nga Vettingu, kurse PS-ja dhe Rama e duan drejtësinë”!

Një taktikë djallëzore e Fugës. Por që nuk është pa efekt, derisa opozita të vendoë të dalë nga çadra e madhe dhe të shikojë për nga zyra e Fugës, së cilës nuk i bie dielli, sepse është nga ana e ish-Piramidës së Enverit.

Endri Fuga, qetësisht dhe mrekullisht, po ngjet shkallët, jo vetem të Kryeministrisë, por edhe të diplomacisë, duke e vënë në dilemë karriken e Ditmir Bushatit. Fuga nuk epet në vendosmërinë e tij për të shtuar sa më shumë çadra Vettingu, edhe te Vangjush Dako. Loja e Edi Ramës me çadrat me dorën e Fugës dhe lartësimin e këshilltarit të tij për ta patur gati si kryeministër të Qeverisë për zgjedhjet, siç tha edhe Astrit Patozi. Duket se Endri Fugën ka piketuar si kryeministër të qeverisë zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here