Majlinda Bregu flet për komplimentat që i ka bërë Edi Rama

0
969

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, në një intervistë ndryshe në “E Diell” me Adi Krastën, mes të tjerave foli edhe për marrëdhënien që ka me Kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nëse kreu i qeverisë i ka ofruar pozicionin e kryenegociatores së Shqipërisë në momentin që negociatat me Bashkimin e Europian do të fillonin, demokratja tha se, “Unë jo vetëm që nuk kam pasur as në mënyrë private as në mënyrë zyrtare, sigurisht, asnjë ofertë dhe asnjë propozim nga qeveria aktuale, por jam e bindur se mjeshtërinë e njohur tashmë të pjesës së hedhjes pak helm të kundërshtarit politik dhe këtë pjesë Rama e përdor shumë mirë, nganjëherë janë më të gatshëm që nëpërmjet shprehjes së vlerësimeve të tentojnë të të bëjnë më shumë dëm dhe në një ambient shqiptar kjo gjë s’është se nuk zë vend”.

Më tej ajo u pyet për komplimentat që kreu i qeverisë i ka bërë publikisht, madje edhe në prani të diplomatëve të huaj.

Kryeministri bën një dallim ne lidhje me ty edhe kur vijnë të huaj ose dhe vendas që…Majlinda Bregu është jo vetëm një grua e bukur, por është dhe një nga njerëzit më mendje hapur të këtij vendi dhe të kemi dhe ca më shumë si kjo se në partinë e saj nuk kanë, me thënë të drejtën dhe vuajnë dhe kanë këtë lavdërim. Ti e ke dëgjuar, saktë?

Nëse thotë ato që beson bën shumë mirë në fakt. Unë nuk e shoh veten as mendje mbyllur e as një nga njerëzit më pak të aftë të këtij vendi. Ky është një proces i një vetëvlerësimi që njeriu duhet ta bëjë për veten. Por të jesh i sigurt se nuk do t’i jap kënaqësinë asnjë ndërkombëtari përpara nesh që të na shoh me shpata apo me shkopinj nën duar vetëm për të treguar se sa të zotë jemi për të ruajtur gjithsecili sinorin e tij ne politikë. Jam dhe do të vazhdoj të jem në mbrojtje të një çështjeje e cila është madhore për shqiptarët, që është integrimi europian i Shqipërisë, i cili kalon përtej animozitetit tonë politik, kalon përtej atij debati të përditshëm politikë që ne kemi, sepse është një çështje dhe një aspiratë që shqiptarët ja kanë vendosur detyrë politikës shqiptare. Pra e kanë zgjidhur ata tashmë para 26 viteve që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa. Dhe në këtë aspekt, duke menduar se Europa është qëllimi ynë i vetëm i pandryshueshëm, i panegociueshëm dhe i domosdoshëm do të vazhdojë të jetë në shërbim të kësaj kauze. të tjerat pastaj janë detaje që mua shumë pak më interesojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here