VIDEO/ Ja çfarë u premtonte Rama dy vjet më parë banorëve të Zharrëzës

0
245

Edi Rama pas rreth 2 vitesh që kishte ardhur në pushtet mbajti një fjalim, nga më të fortët në historikun e tij si kryeministër, për çështjen e industrisë së naftës. Më në 8 Prill  të vitit 2015 vetëm 1 javë pas shpërthimeve të mëdha në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, ku si pasojë u shkretua gjithë vendi dhe ekonomia e banorëve, ai hodhi akuza të rënda ndaj “Bankers Petrolium” dhe u premtoi të dëmtuarëve, se do ti jepte fund abuzimeve dhe shfrytëzimit barbar që bënte ajo me nëntokën tonë, punonjësit dhe banorët.

“E dimë mirë se çfarë fuqie kanë ato që prej kaq vitesh ku kanë gjetur shesh kanë bërë përshesh, duke na lënë një përshesh nafte, duke vënë mina kudo ku vunë dorën si ajo në Marinzë. Por jo vetëm që nuk na dridhet qerpiku, por do t’u rrimë përballë dhe do t’i qëndrojmë në kornizën e ligjit. Në vendin tonë do të sigurojmë që çdo lloj ndërkombëtari nëse bën biznes në Shqipëri të mos trajtojë asnjë shqiptar si qenie e dorës së dytë. Nuk diskutohet as se kompania duhet të na bërë në dispozicion planin afatmesëm të rehabilitimit por do të kërkojmë një audit ndërkombëtar si në çdo vend demokrat, duke mbrojtur interesat e kombit, dhe siç ndodh sa herë që kompanitë e naftës bëjnë çuditë e tyre. dhe bazuar në auditin ndërkombëtar ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka shtetit shqiptar, dhe për çdo problematikë kompania do të vihet përpara përgjegjësisë si në SHBA, Gjermani apo Kanada”, deklaronte atëherë Rama..

Kryeminstri foli atëherë sepse ngjarja që ndodhi pikërisht në 1 prill kur edhe festonte 2 vjetorin “e martesës” me Ilir Metën që e solli në pushtet, ishte apokaliptike; Llavë balte, ujë i nxehtë, përzier me gazra toksikë, llokma toke që zhyteshin poshtë, gjysmë shtëpish që fundoseshin, ishin pamje reale që tronditën Shqipërinë atëherë. Përgjegjësitë e koncesionarit Bankers Petroleum, si dhe pasojat e rënda mjedisore, ekonomike dhe shëndetësore për banorët e zonës ishin aq të mëdha, sa që vetëm ndonjë “forcë madhore” mund ti mbulonte.

Dhe ashtu ndodhi në fakt. Kompania së bashku me qeverinë Rama tashmë kanë një marrëveshje në kurriz të banorëve. Sot kryeministri që ju premtoi 2 vite më parë se “do bënte namin” për të ndërshkuar dhe detyruar Bankersin që ti shpërblente, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë, por madje edhe nuk denjon ti takojë edhe pse më shumë prej një muaji u ngujuan në grevë urie.

Sot ata kanë mbëritur në kryeqytet pas 4 ditëve marshim epik dhe duket se nuk kanë ndërmend që të tërhiqen. /Syri.net/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here