Persona të maskuar e të armatosur grabisin një dyqan në Tiranë

0
199

Një dyqan interneti është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Mësohet se grabitja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, ndërsa dyshohet se autorët kanë përdorur pistoletë lodër.

Pasi kanë kërcënuar shitësen e dyqanit autorët kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Pritet marrja në pyetje e shitëses së dyqanit si dhe këqyrja e kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here