Hakmarrja e sëmurë e Lulzim Bashës

0
95

Nga Edith Harxhi

Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike. Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë.

Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese.

Do t’i largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë.

Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vuçiç dhe Zaev.

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë, parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.

Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim.

Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.

Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.

Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie.

Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here