Sarandë/ I dha fëmijës së mitur një qese me drogë, arrestohet i riu

0
142

Një 21-vjeccar banues në Sarandë ka rënë në prangat e policisë pasi është i akuzuar për veprat penale, “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Personi i arrestuar është  Osmen Abazi. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pasi ditën e djeshme, dyshohet se ky shtetas i ka dhënë një fëmije të mitur, një qese me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, ky shtetas është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 19.01.2016, ku bëhet fjalë për vjedhjen e një magazine në lagjen nr.4 Sarandë. Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here