“Kim Jong-Un është vrasësi i vërtetë i vëllait të tij”

0
187

Korea e Jugut beson se regjimi i Koresë së Veriut fshihet pas vdekjes së vëllait të liderit suprem të saj Kim Jong Un.  Kim Jong-nam u vra në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi dy javë më parë nga dy agjente femra, që mendohet se ishte vetë diktatori i Koresë së Veriut që i ka dërguar pas fyerjeve që Jong-nam i bëri regjimit të vëllait të tij më të vogël.

“Ne besojmë se regjimi i Koresë së Veriut fshihet pas incidentit të ndodhur në Malajzi. Të dyshuarit kryesorë janë të gjithë koreanoveriorë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit të Seulit.

Policia malajziane ndërkohë ka arrestuar një person dhe thuhet se janë vënë në kërkim të 4 të tjerëve. Pavarësisht spekulimeve të shpërndara gjerësisht se Korea e Veriut fshihet pas vrasjes, ende nuk ka prova që e vërtetojnë këtë, shkruan BBC.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here