Foto/ Gazetarja një vit me çorape e xhinse të grisura, arrin të kursejë 23 mijë $

0
269

Një gazetare britanike ka vendosur të mos bëjë asnjë shpenzim të tepërt veç rasteve kur ishte e domosdoshme dhe për një vit ka arritur të kursejë 23 mijë dollarë.

Kjo është historia e Michelle McGagh, gazetare e ekonomisë e cila e ka lançuar eksperimentin e saj në një blog dhe më pas i ka dedikuar edhe një libër.

“Viti pa shpenzime, si harxhova më pak dhe jetova më shumë”, quhet libri në të cilin shpjegohet se si mund të jetohet pa vështirësi duke shpenzuar minimalisht, shkruan Huffington Post.

“Vura re që shpenzoja shumë para për gjëra që realisht nuk i kisha të domosdoshme, si rroba të mira, kafe të njëpasnjëshme apo te dalura në darkë. Shtuar këtyre edhe një mori shpenzimesh të tjera. Isha përfshirë në një vorbull shpenzimesh pafund përmes të cilave mendoja se mund të gjeja lumturinë. U lodha duke nxjerrë vazhdimisht para nga xhepi, ndaj vendosa t’i jap jetës një tjetër kuptim, të heq dorë nga shpenzimet e tepërta dhe të blej vetëm gjërat për të cilat kam vërtet nevojë”, shkruan Michele në librin e saj.

Një vendim i tillë edhe pse në dukje i lehtë kërkon sakrifica të mëdha. Në listën e gjërave që nuk do mund të bënte përfshiheshin biletat për filma, darkat jashtë, palestra, parfumet e reja, parukierja, transporti publik, etj.

“Fillova të shkoj kudo me biçikletë, të bëj piknik në park, të shikoj shfaqje të lira, ushqehesha në shtëpi, shmanga çokollatat, si dhe gjimnastikën e bëja në kushte shtëpie”, shkruan gazetarja.

Natyrisht që i kanë munguar shumë gjëra si autobusi në ditë me shi apo një darkë jashtë, megjithatë ka arritur të kursejë 23 mijë dollarë.

Siç duket edhe nga fotografitë e postuara nga vetë gazetarja ajo ka jetuar përgjatë kësaj kohe me xhinse dhe çorape të grisuara duke i konsumuar rrobat deri në pikën e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here