Basha konfirmon prerë: S’ka negocim politik, qeveria teknike kusht i vetëm për zgjedhje të lira

0
187

Protesta e opozitës para Kryeministrisë vijon ende, ndonëse nga Policia e Tiranës u tha se afati i protestës ishte deri në orën 16:00, duke njoftuar edhe penalizime për organizatorët e saj, Arben Ristani dhe Enno Bozdo.

Por ndonëse pjesa më e madhe e protestuesve është larguar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një pjesë e tyre ka ndihmuar në ngritjen e çadrës që po vendoset pranë Kryeministrisë për të vijuar protestën brenda saj.

Teksa qëndron bashkë me protestuesit në Bulevard, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ritheksuar se Qeveria teknike është kushti i vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme në vend.

“S’ka negocim politik, është një farsë, një kryeministër që është bërë njësh me kriminelët dhe Eskobarët e Ballkanit, jemi në prag të një kolapsi total të institucioneve demokratike. Qeveria teknike kushti i vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme”, – tha Basha para gazetarëve.

Ndërkohë pritet zgjatja e çadrës për të zënë më shumë protestues. Brenda saj janë vendosur edhe stola për protestuesit, kjo pasi ditën e nesërme pritet që t’i bashkohen edhe protestues të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here