Berlin-Masakra e Krishtilindjeve/ Familjarët e kërkojnë, Italia nuk u kthen trupin e terroristit

0
175

Gati dy muaj nga vrasja e Anis Amri, terroristit që shkaktoi masakrën e Krishtlindjeve të shkuara në Berlin, i vrarë më pas nga policia italiane në Milano, familja e tij ka kërkuar ti kthehet trupi. Vëllai Waild ka deklaruar për të përditshmen Bild se ka kërkuar disa herë nëpërmjet Ministrisë së Jashtme tuniziane, kufomën e 24 vjeçarit. Rezultati? “Deri më sot nuk ka pasur asnjë përgjigje nga autoritetet italiane”

Anis Amri u vra në Sesto San Giovanni, pas një shkëmbimi zjarri me policinë milaneze. I riu kishte mbërritur në Milano pas masakrës që kreu në Berlin gjatë Krishlindjeve.

Trupi i Amri gjendet akoma në Milano dhe ende nuk është liruar nga sekuestrimi pasi mbi rastin po hetojnë si magjistratura italiane ashtu edhe ajo gjermane, duke qenë se masakra ka ndodhur në Berlin.

Por Komuna e Sesto San Giovani ka kërkuar që të mos bëhet i ditur vendi i varrimit, më qëllim që varri i Anis Amri të mos bëhet vend peligrinazhi për terroristët.

masakraaa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here