Zbulimet arkeologjike, Gjykata pezullon punimet për “Velierën” në Durrës

0
166

Gjykata administrative ka urdhëruar pezullimin e punimeve të sheshit “Veliera” në qytetin e Durrës pas gjetjes së rrënojave në pjesën ku është zbuluar muri bizantin i qytetit. Pezullimi i punimeve erdhi pas dorëzimit të një padie nga ana e shoqërisë civile. Ndërkohë prokuroria ka vijuar hetimet në lidhje me procedurat.

Prej disa ditësh në vendin ku nisën ndërtimet për sheshin Veliera në Durrës, u zbuluan themelet e një godine të periudhës së mesjetës. Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit të këtij qyteti kanë gjetur atje topa, predha guri si dhe një skulpturë me kokën me çallmë të një personi që mendohet të ketë qenë zyrtar i lartë i asaj kohe. Gërmimet që po bëhen nga punonjësit e ndërmarrjes në fjalë mbikëqyren nga disa arkeologë të rinj.

Ndërkohë, në lidhje me zbulimet arkeologjike në sheshin “Veliera” kanë reaguar intelektualët durrsakë, të cilët i kanë bërë apel qeverisë që kjo pasuri arkeologjike të mos varroset njësoj si zbulimet e mëparshme, por të kthehet në një vend për atraksion turistik e të vizitueshëm për të gjithë qytetarët e turistët e huaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here