Grabitja në Rinas/ Gjykata lë në burg Ernest Kupën e Neim Avdulaj, zbulohet mesazhi drejtuar grupit (Foto)

0
327

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për dy nga autorët e dyshuar të grabitjeve të bankave Ernest Kupa dhe Neim Avdulaj. Dy të dyshuarit mbërritën sot në Gjykatën e Tiranës, nën masa të rrepta sigurie për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se ditën e grabitjes Neim Avdulaj ka qenë duke vëzhguar bankën BKT, ndërsa i nisi mesazh grupit kur paratë dolën nga banka. “Vajza u nis” ishte mesazhi i Neim Avdulaj drejtuar grupit të grabitjes.
neim avdulaj ne gjyq 5
Ata u arrestuan 3 ditë më parë gjatë një operacionit masiv të policisë, e cila kishte siguruar prova të mjaftueshme se ishin pjesë e grupit që kreu grabitjen e blindit me para të bankës BKT në rrugën e Rinasit më 9 shkurt si dhe të grabitjes së 3 dhjetorit 2015 pranë të njëjtit vend.

Të dyja grabitjet kapin vlerën e 7 milionë eurove. Bashkë me ta u arrestuan edhe Fatjon Xhyliu dhe Ditjon Memlikaj, ndërsa u shpallën në kërkim Admir Nikaj (Murataj) dhe Admir Çerpja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here