Një tjetër telenovelë turke do tju mbajë të lidhur pas ekranit, aktorët më të dashur në një serial të vetëm

0
705

Pas telenovelës më të ndjekur Sultan Kasem TV Klan ka bërë një tjetër blerje ekskluzive për këtë session televiziv.

Seriali me aktorët më të plëqyer për shqiptarët I  titulluar Icerde do të vijë së shpejti në ekranet shqiptare.

Nën drejtimin e producentëve të Ezel dhe Kuzey Guney dhe prodhimin e kompanisë së famshme Ay Yapim, Içerde, ka nisur transmetimin e tij në Shtator 2016 në Turqi duke arritur një audiencë maksimale madje në konkurim edhe me Fate të Kryqëzuara, i konsideruar si seriali më i shikuar në Turqi.

İçerde një serial i kategorisë drama dhe aksion, flet për Sarp një student në akademinë e policisë i cili synon të bëhet një dedektiv. Familja e tij ka një të kaluar të errët. Babai i tij ishte pjesë e mafias dhe ka shkuar në burg kur Sarp ishte fëmijë. Umut, vëllai i tij në atë kohë 3 vjeç u rrëmbye. Duke mos ditur se ata janë vllezër, Sarp and dhe Umut tashmë e njohin njëri tjetrin nëpërmjet akademisë së policisë. Sarp përfundon në burg për shkak të një rrengu të bërë nga shefi i komisariatit të policisë Jusufi. Umut tashmë quhet Mert, duke mos mbajtur mënd asgjë nga fëmijëria e tij përpara rrëmbimit. Ai është pranë Xhelalit, bosit të mafias dhe vajzës së tij të adoptuar Melek, e cila në fund zbulon se Xhelali është në të vërtet babai i saj biologjik.

 

Me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirënjohur turk ku në cast-t bëjnë pjesë:

 

Çağatay Ulusoy – Sarp Yılmaz

Aras Bulut İynemli – Mert Karadağ/Umut Yılmaz

Çetin Tekindor – Celal Duman

Mustafa Uğurlu – Yusuf Kaya

Nihal Koldaş – Füsun Yılmaz

Bensu Soral – Melek Yıldız

Damla Colbay – Eylem

Yıldıray Şahinler – Hasan

Rıza Kocaoğlu- Davut

Gözde Kansu – Yeşim Duman

Mehmet Yılmaz Ak – Yaşar

Seriali pritet që të ketë një audiencë rekord duke parë eksperiencën e mëparëshme të Ezel apo Kuzey Guney, hit-seriale këto të transmetuara më parë në Televizionin Klan duke arritur shikueshmërinë e të gjitha grupmoshave. Icerde nuk dihet ende kur do të nis transmetimin e tij duke parë edhe ngarkesën e programacionit që ky televizion ka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here