Krimi i pasionit në Fier/ Shoqet e Ermirës: Ajo i kishte kërkuar të ndaheshin

0
228

Nga ekspertët e hetimit mësohet fakti se Ermira ka kërkuar ndarjen prej Drinit që pas Vitit të Ri. Sipas dëshmive të disa prej shoqeve të saj, Ermira kërkonte të tërhiqej nga kjo lidhje sepse Drini i shkonte shpesh në dyqanin e saj, në qendër të qytetit, përgjatë pedonales kryesore.

Burimet nga hetimi tregojnë për “Panorama” se Ermira donte t’i kthehej jetës së qetë familjare dhe për këtë i ka kërkuar të ndaheshin Drinit, gjë që nuk pranohej prej tij.

Grupi hetimor gjithashtu do të këqyrë tabulatet telefonike të çiftit të dashuruar, prej të cilave do të nxirren mesazhet dhe thirrjet telefonike të tyre për gjatë gjashtë muajve të fundit.

Por, siç u dyshua edhe në fillim, paralelisht do të vijojnë hetimet edhe për ndonjë konflikt të djalit apo të vajzës me të tjerë persona, konflikt që mund të ketë ardhur për shkaqe të tjera ende të paqarta.

Ndërkohë, nga grupi hetimor janë sekuestruar edhe kamerat e dyqanit të perdeve që menaxhohej nga Ermira, si dhe disa kamera afër biznesit të saj, të cilat do të verifikohen në ditët në vijim për të parë hyrjet dhe daljet në dyqan kohët e fundit, sidomos pas Vitit të Ri që dyshohet se ajo kërkonte shkëputjen nga i dashuri i saj, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore prej disa kohësh.

Ermira Arapi dhe Drini Derveni humbën jetën dy ditë më parë në Fier. Kalimtarë të rastit gjetën trupat e pajetë brenda një automjeti në pronësi të Dervenit. Policia zyrtarisht u shpreh se bëhej fjalë për një vrasje dhe më pas vetëvrasje nga ana e Drini Dervenit.

Ky i fundit vinte nga një familje e respektuar në Fier. Madje, kjo bëri që ai të përcillej për në banesën e fundit nga qindra miq e të afërm, ndryshe nga sa u përcoll Ermira, për të cilën u bë një ceremoni nga prindërit dhe familjarët e saj në fshatin Ngurrëz të Lushnjës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here