Dhanë pafajsinë për “Hakmarrje për Drejtësi”, KLD nis hetimet për 5 gjyqtarët

0
177

Një ditë pas dhënies së vendimit për pafajësi për 11 anëtarët e organizatës kriminale  “Hakmarrje për Drejtësi”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Hetimi nisi me kërkesë të presidentit Bujar Nishani, njëherësh kreu i KLD-së, për gjyqtarët: Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale.

Ky hetim do të kryhet pasi ata dyshohet se nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes.

Në dobi të hetimit, do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, do të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe do të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.

11 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësinë” janë akuzuar për 17 vepra penale dhe procesi gjyqësor ndaj tyre ka zgjatur për 21 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here