BE: Rihapje graduale dhe e bashkërenditur e kufijve të brendshëm gjatë sezonit turistik

0
97

Brukseli po përgatitet të paraqesë rekomandime e tij për të shpëtuar sezonin veror të sektorit të turizmit, i prekur rëndë nga kriza e koronavirusit, duke inkurajuar shtetet europiane për një rihapje graduale të kufijtë të brendshëm.

Komisioni Europian këmbëngul që kjo rihapje të bëhet në mënyrë të bashkërenditur, sa më harmonike që të jetë e mundur dhe në mënyrë jodiskriminuese.

Komisioni rekomandon që shtetet anëtare t’i marrin vendimet e tyre në bazë të një vlerësimi shëndetësor të situatës në secilin vend dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin.

Rikthimi i lirisë së lëvizjes brenda zonës Shengen është thelbësore për turizmin europian, një sektor që përbën 10% të PBB-së së BE-së dhe 12% të punësimit.

Në disa vende të Europës Jugore, të tilla si Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia, kjo përqindje është edhe më e lartë dhe nëse turistët verorë do të qëndrojnë larg brigjeve të tyre, situata ekonomike tashmë e keqe mund përkeqësohet edhe më shumë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here