Përkujtimi i LANÇ, rikthehen simbolet e komunizmit dhe anëtarët e byrosë

0
251

 

Zvministri i mbrojtjes Petro Koçi është shfaqur në një aktivitet për përkujtimin e LANÇ në Sarandë në krah të ish ministrit të mbrojtjes së periudhës komuniste Kiço Mustaqi. Ky i fundit njihet dhe si ish ministri i mbrojtjes që në fillim vitet ’90 ishte më i ashpri kundën levizjes antikomuniste dhe protestave të para kundër diktaturës. Mustaqi ka qenë dhe anëtar i byrosë politike komuniste por është skandaloze pjesmarrja e tij në një aktivitet ku pjesmarrës është dhe nje zyrtar i larte i qeverisë si dhe kryetarja e bashkisë së Sarandës.

 

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Sarandës, me rastin e 34-vjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”, bie në sy edhe pjesëmarrja e Kiço Mustaqit, ish-ministrit të Mbrojtjes në kohën e diktaturës, njëherazi ish-anëtarit të Byrosë Politike.

 

Referuar fotos që “BalkanWeb” ka siguruar nga ky aktivitet, Mustaqi, dallohet qartësisht si i ftuar nderi në tribunën ku janë ulur krah tij edhe kryetarja socialiste e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

 

Prania e Koçit në krah të Mustaqit në këtë aktivitet, i jep një dimension më solemn skandalit që përfshiu rreth 1 vit e gjysëm më parë ministrinë e Mbrojtjes, e cila dekoroi me rastin e festës së Çlirimit drejtues të lartë të PPSH-së, ish-Sigurimit të Shtetit deri edhe tek xhelatët e diktaturës, siç ishte rasti i torturuesit të At Zef Pllumit, raporton “BalkanWeb”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here