Çfarë kanë qenë të parët tanë, sipas rrëfimeve të një murgu

0
292

Nga Artan Fuga

Ajo që e dallon qytetin e Durrësit nga qytetet tona, është përzjerja e popullësisë. Në varreza gjen kulturën e cognema-s, pra të personave me dy emra, njerin me përkatësi latine dhe tjetrin, të vjetër, të trashëguar nga breza të tërë me origjina helenike.

Pastaj emrat pastërtisht arbërore apo të përkthyer në gjuhën e arbërit. Kolonët grekë, kur qytetet helenike ranë në kaos, nuk ikën të gjithë. Një pjesë e madhe e tyre, ata që formonin atë që në greqishten e vjetër quheshin eikos, të ikurit, sikurse thuhet në gjuhën e arbërit, pra bashkësinë e kolonëve jashtë qyteteve-shtete helene të Greqisë, mbetën këtu, u tretën me martesa me autoktonët, u përzjenë me kolonët romakë.

Por, edhe këta të fundit, bashkë me legjionarët romakë, jo të gjithë ikën pasi ostrogotët, gotët, vandalët e shpartalluan perandorinë romake. Si në vende të tjera të Europës, një pjesë e tyre kanë zënë rrënjë këtu. Edhe ata u tretën me vendasit. U martuan e kryqëzuan me ish helenikët. Pastaj u përzje edhe një bashkësi izraelite e ardhur me origjinë sidomos nga Selaniku.

Ajo që përbën çudi është se derisa janë në pushtet, të ardhurit mbizotërojnë me gjuhën dhe kulturën e tyre, kurse pasi bien nga pushteti, treten me vendasit dhe e humbasin gradualish gjuhën e tyre duke marrë gjuhën e arbërit. Kështu një popullësi e tërë kryqëzohet mes pjesëve të ndryshme të saj, helenë, romanë, izraelitë, romë, thrakas, maqedonas, ostrogotë, që vërtiten rreth bërthamës arbërore, e cila i tret të gjithë brenda saj dhe evoluon e ndryshon në këtë proçes asimilimi të të tjerëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here