Xhihani “fal” Gylserenin, tërheq padinë

1
231

Ata janë një prej çifteve më të përfolur të vitit të fundit për rolet në serialin “Fate të Krtqëzuara”, ku edhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Erkan Petekkaya, i cili luan rolin e Xhihanit, ka paditur në gjykatë bashkëaktoren Nurgul Yesilcay, e cila është pëlqyer së shumë për rolin e Gylserenit.

Petekkaya e paditi në gjykatë Yesilcayn për një intervistë të dhënë në median turke ku e akuzonte për presion dhe sjellje nënvlerësuese ndaj grave. Aktori i famshëm po ashtu pretendoi se Gylsereni e kishte fyer me mesazhe në telefonin e tij personal.

“Haberturk” tha se të Premten kjo çështje u mbyll pasi avokati i Petekkaya tha se ai ka vendosur ta tërheqë padinë, shkruan klan.

Gjykatësi i çështjes, Doğan Yücesoy, i është drejtuar Yesilcay-t, avukatit të saj dhe avukatit të Petekkayas duke thënë: “Jeni njerëz shumë të njohur. Mërzitemi kur ju shikojmë në gjykatë. Jam shumë i lumtur që çështja po mbyllet në këtë mënyrë.”

Në aktakuzën e përgatitur nga prokuroria thuhej se fjalët e Yesilcay-t dhënë në intervistë për median turke mund të merreshin në kuadër të lirisë së shprehjes, ndërsa sa u përket mesazheve në telefonat personal, ajo ka kryer “fyerje”.  Për akuzën e fyerjes, Yesilcay rrezikonte nga tre muaj deri në vite burgim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here