Laptopi shkakton depresion

0
249

Përdorimi i laptopit natën mund t’ju shkaktojë depresion sipas një studimi të fundit. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se ekspozimi ndaj ndriçimit të monitorit në një dhomë të errët rrit nivelin e hormoneve të stresit në trup duke rritur njëkohësisht rrezikun e depresionit dhe duke ulur aftësinë e të mësuarit tek adoleshentët.

Udhëheqësi i studimit, Samer Hattar, nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson: “Kemi gjetur se ekspozimi i rregullt ndaj dritës kur njerëzit punojnë në dhomën e tyre rrit rrezikun e depresionit.”

“Ka disa qeliza të syrit që ngacmohen nga drita e monitorit të kompjuterit dhe ndikojnë në tru”, shton Hattar.

Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Nature’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here