Krujë, 56-vjeçari kërcënon prokurorin në Gjykatë,por ja çfarë i gjejnë në shtëpi

0
209

Një 56­-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Krujës nën akuzën e kanosjes. Nazmi Çangu u prangos dje rreth orës 10:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, pasi kanosi me fjalë shtetasin B.M. 41 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Më pas policia ushtroi edhe kontroll në banesën e tij dhe iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 76 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “parashikuar në nenet 317 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here