Sa përqind e të rinjve bëjnë seks në makinë?

0
388

Seksi në makinë të parkuar është diçka që ndodh shumë shpesh, dhe këtë e dëshmon edhe studimi i fundit. Kur hulumtuesit kishin marrë përgjegjësi t’i pyesin 706 studentë – 195 meshkuj dhe 511 femra – për përvojat e tyre të seksit në veturë, 61 për qind e meshkujve dhe 59.5 për qind e grave kishin raportuar se e kanë bërë këtë.

Nga këta 422 studentë, 14 përqindëshi i tyre e kishin humbur virgjërinë në makinë.

“Seksi dhe makinat shkojnë së bashku qysh kur është shpikur vetura”, thotë udhëheqsja e këtij studimi, Cindy Struckman-Johnson.

Hulumtuesit kanë zbuluar edhe detaje tjera, si: 63.4 për qind e të anketuarve kishin thënë se bëjnë seks në sedijen e pasme dhe 56 për qind tjerë thonë se këtë e bëjnë kur makinat i kanë të parkuara diku në fshat.

Këto të dhëna, përfshirë edhe historitë personale dhe incidentet e ndryshme, zbulojnë se pavarësisht mungesës së komfortit dhe rrezikut për t’u parë nga të tjerët, seksi në veturë mbetet eksperiencë pozitive dhe romantike për dy gjinitë.

Shumë shpejt hulumtuesit thonë se do të ketë studime tjera ku do të zbulojnë se sda shpesh bëjnë seks kur makinat i kanë të parkuara në ambiente urbane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here