Parkimi në Kryeqytet/ Përmes celularit, jo vetëm “like” kryetarit, por edhe parkim për automjetet. Po taksat e qytetarëve?

0
139

Edhe pse qytetarët paguajnë taksë e gjelbërimit, lekët e grumbulluara do të shkojnë për blerjen dhe mbjelljen e pemëve në qytet. Të gjesh një vend parkimi në Tiranë, është një ndër vështirësitë më të mëdha. Shpesh herë njerëzit preferojnë të marrin transportin publik, ose të ecin në këmbë për të shmangur vështirësitë e gjetjes së një parkimi.

Ajo që vihet re, nuk është vetëm fakti që mungojnë hapësirat publike për parkim, por janë një numër të paktë dhe parkimet më pagesë. Duke e kthyer vendin në një kaos, mes trafikut, minutave të gjata në pritje dhe vështirësive për një hapësirë. Rreziku i parkimit në vende të gabuar, shkakton dhe pasoja të tjera, si goditjen e makinës nga një tjetër, apo tentativën për vjedhje. Tirana është vendi i më shumë makinave se parkimeve, duke e bërë këtë qytetet edhe më të zhurmshëm edhe më kaotikë.

Pagesë përmes celularit

Edhe pse gjendja është e vështirë dhe rrugët gjenden gjithë kohës të mbipopulluara nga njerëzit, makinat, kryetari i Bashkisë, duket sikur çdo gjeje do t’i jap zgjidhje nëpërmjet teknologjisë. Duke mos e përdorur atë vetëm për treguar arritjet që ka bërë në faqen e tij të Instagramit apo rrjetin social facebook. Tashmë kryetari mendon për qytetarin më shumë, duke  i bërë ata  të priren edhe më shumë në përdorimin e celularit, jo veç për t’i bërë likë në “arritjet” e tij. Në këtë mënyrë ditën e djeshme prezantoj se si Tirana mund të kthehet në  vend  Evropian, duke parkuar përmes celularit. Kryebashkiaku tha se do eliminohet pagesa në dorë e parkimit dhe me bashkëpunimin e katër kompanive celulare parkimi do mund të paguhet që këtë muaj, me anë të një mesazhi në numrin 50 500. “Duke filluar nga ky muaj do bëjmë që çdo qytetar të mund të paguajë nga celulari i vetë parkingun për aq sa do qëndrojë, duke çuar numrin e targës tek numri 50 500 dhe do të ketë mundësi të rrijë për një orë. 10 minuta para skadimit të afatit do të vijë një mesazh që do të thotë “mund ta lëvizësh makinën”, ose “mund të paguash për një orë tjetër””, tha kryebashkiaku. Ai u shpreh se, kjo është mënyra më moderne se si bashkia sjell Tiranën në nivelin e qyteteve më të zhvilluara, duke shmangur kontaktin fizik. Gjithashtu, saktësoi ai, të gjithë inspektorët do të pajisen me një tabletë ku mjafton të fusin targën e makinës dhe do të kuptojnë nëse është paguar parkingu dhe sa kohë i ka mbetur. “Nëse parkingu është i paguar, atëherë inspektori do të lëvizë për të kontrolluar një makinë tjetër. Nëse jo do të vendoset gjoba përkatëse”, shtoi Veliaj.

Të bëjmë lekë për të blerë pemë

Pas prezantimit të projektit më të ri për parkimin, kryebashkiaku,sqaroj se me grumbullimin e këtyre lekeve nga kjo mënyrë, do të investohen në gjelbërimin e Tiranës. Në këtë mënyrë do blihen peme për t’u mbjell në të gjitha rrugët, për të përmirësuar ajrin i cili rëndohet nga dita në ditë. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë, që u vendos prerja e shumë pemëve, kryesisht palmave në rrugën Tiranë-Durrës apo ato në Liqenin Artificial, ti cilat shkuan në mijëra leke investime. U prenë për zgjerimin e rrugës, ndërsa tani do të mblidhen sërish fonde për ti mbjell edhe një herë nga e para. E gjithë kjo situatë duket si lojë fjalësh hidhe e prit nga kryetari i cili vetë shkruan dhe vet firmos në çdo gjë. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që nëpërmjet lekeve që do të grumbullohen nga metoda e ere elektronike e parkimit, sepse po shkojnë për një të mirë të përbashkët qytetare. Duke u rritur të gjithë të shëndetshme në këtë vend.

A do paguhet taksa e gjelbërimit?

Të gjithë qytetarët që janë banorë të Tiranës, janë të mbërthyer nga pagesa e mijëra taksave të cilat shtohen nga dita në ditë. Edhe pse nga bashkia është premtuar reduktimi i tyre, ajo që vihet re është shtimi taksave. Aty ku tashmë do të paguhet edhe taksa për të gjithë ata të cilët mbajnë kafshë në shtëpitë e tyre. Taksa të cilat e bëjnë edhe më të vështirë jetesën në kryeqytet për të gjithë banorët. Si në çdo qytet të Evropës edhe banorët e Tiranës paguajnë taksën e gjelbërimit, e cila konsiston në gjelbërimin e vendit dhe mirëmbajtjen tij. Në këtë pikë përfshihen edhe pemët në qytet të cilat janë mbjellë dhe duhet të mirëmbahen. Për të pastruar ajrin dhe për ta bërë jetën e qytetarëve të shëndetshëm. Ajo që do të pyeste çdo banor i qytetit të Tiranës me shumë të drejt është: “Pse me lekët e tyre që shkojnë për parkime, do të blihen pemë për të gjelbëruar ambientin? Kryebashkiaku sapo i preu pemët për zgjerim rrugësh”. Dhe pse duhet pikërisht të paguajnë dyfish, ku ata tashmë e paguajnë një taksë, atë të gjelbërimit? Përgjigja e gjithë këtyre pyetjeve që i shqetëson të gjithë është e marrë tashmë. Veliaj vazhdon me fasadën e tij, duke e rrjepur popullin dita ditës dhe duke i mpirë nga taksa e panumërta çdo ditë. Duke e bërë jetesën në këtë vend akoma dhe më vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here