‘Hoteli është i Olsi Ramës dhe Veliajt’/ Berisha: Erion o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë

0
120

Duke denoncuar dosjen e korrupsionit ne bashkine e Tiranes, lideri demokrat Berisha tha se Belind Këlliçi i kapi me presh ne duar me denoncimet e bëra.

‘Sulm kundër tyre për dinjitetin e Tiranës, për dinjitetin tuaj.
Sulm gjer në fitore!
Miqtë e mi, një rrjet drejtorësh që bënin tendera për ndërmarrjet e tyre, që i fitonte tenderat e bashkisë ndërmarrja e tyre, siç donin ata vetë, që ndërtonin hotele në Durrës dhe Dhërmi.
Një rrjet i tmerrshëm merimange, haptas padronë, pa dorashka, pa asgjë.
Në sulm, në sulm, në sulm!
Në sulm!
Olsi Rama, hiq dorë nga 37 mijë metrat, se atje do e kesh popullin edhe ti. Hajdut!
Në qoftë se populli nuk e merr në dorë, a e keni vënë re ju se çdo ditë Edi Rama poston grabitjen 4 miliardëshe në Portin e Durrësit.
Demokrate dhe demokratë të Durrësit, në këmbë në mbrojtje të pasurisë së Durrësit.
Ora nuk pret, ora na thërret të përballemi me hajdutët që po e shkatërrojnë Shqipërinë.
Miqtë e mi një demokrat më thoshte se hoteli në Durrës është i Olsi Ramës dhe Erion Veliajt.
I them unë: a ke ndonjë dokument për këtë punë?
Dëgjojeni mençurinë e tij. Dokument nuk kam, por kam qenë aty dhe më kanë thënë punëtorët.
E dyta, po injorojnë edhe punëtorët. Po si ka mundësi, tha, cili është ai kryeministër në botë që mund t’i japë status strategjik një njeriu me një ndërmarrje me një punëtor, pa bilanc të ndërmarrjes së tij. Atëherë ai e bën për veten e vet.
Të fillojmë pra të premten, të mbështesim aleancën fitimtare.
Çështja e teatrit është kauza e fitimtarëve.
Nuk braktiset kurrë!
Por këto që dëgjojmë, këto që shohim janë absolutisht kazus për të gjithë mosbindjen civile dhe betejën fitimtare tonë.
Erion o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here