Kavajë, qëllohet me pistoletë 30-vjeçari , arrestohet autori për 15 minuta

0
201

Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën “Andi Dervishi”, pas një konflikti, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A. K.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në flagrancë të autorit autorit vetëm 15 minuta pas ngjarjes.

Eduart Kollcakut  34-vjeç  iu  sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “TT”, model 56, me një krehër dhe 3 fishekë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here