Rama ‘trëmbet’ nga gazetarët, largohet sapo gazetarja e pyet për Elvis Roshin

0
191

Në dalje të selisë PS, Edi Rama edhe mund t’i ishte përgjigjur gazetarëve, sepse prej kohësh, nuk ka dhënë një prononcim për çështje të rendësishme të ditës. Por ngacmimi që i bënë, sapo mbaroi mbledhja e grupit parlamentar të PS, nuk i pëlqeu. “Me Elvis Rroshin do ta bëni fushatën në Kavajë, z. Rama?” ishte pyetja që i kishin rezervuar gazetarët, në përpjekje për të qartësuar diçka më shumë në qasjen e mazhorancës për dekriminalizimin e vetvetes. Rama heshti dhe nxitoi drejt makinës për t’u larguar.

Kamerave iu shmang edhe Arben Ahmetaj. MInistri i Financave doli nga dera e pasme e selisë. Disa ditë më parë, Elvis Rroshin e quante “kryetar” para dhjetëra mbështetësve kavajas. Rroshi u shkarkua nga detyra me firmën e vetë Edi Ramës, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here