Greva e familjeve në Patos, PD: Qeveria zero ndjeshmëri ndaj halleve të njerëzve, me 18 shkurt protestojmë

0
152

Partia Demokratike ka denoncuar rastin e disa familjeve në fshatin Zharrës të Patosit, e cila ka nisur grevën e urisë prej 4 ditësh. Sipas PD, këtyre familjeve, banesat e të cilëve janë pothuaj të pabanueshme dhe në rrezik për t’u shembur, iu është premtuar një proces vlerësues për dëmet materiale dhe dëmshpërblim deri në datën 31 janar, por asgjë nuk ka ndodhur.

Sekretarit për Aksionin Qytetar në selinë blu Ervin Salianji vizitoi grevistën dhe shumë prej familjeve që po jetojnë me frikë në shtëpitë e tyre në prag të shembjes. “Mezi e kam ndërtuar këtë shtëpi dhe kam rritur fëmijët këtu me vështirësi të shumta. Presim nga Edi Rama. Atë e kemi zgjedhur por nëse ai ka shitur Shqipërinë, e di ai. Ai duhet të interesohet edhe për familjet tona”, tha një prej banoreve.

Salianji shprehu mbështetjen për grevistët dhe kërkesën e tyre të drejtë për tu dëmshpërblyer ose për të levizur diku tjetër me ndihmën e qeverisë. Ai e cilësoi të papranueshëm që pasuritë natyrorë po shfrytëzohen ndërsa banorët që po dëmtohen nga ky shfrytëzim po neglizohen. Salianji ftoi të gjithë banorët dhe qytetarët për të protestuar së bashku në datën 18 Shkurt përpara kryeministrisë.

“Ishim sot për të përshëndetur dhe dëgjuar pas 4 ditësh në grevë të disa prej banorëve të Zharrës. Kjo është greva e dytë që po bëjnë për një kërkesë që e kanë të drejtë. Investimet që po bëhen në zonë, dhënia e pasurive publike u takon të gjithë shqiptarëve dhe duhet tu shërbejë për të sjellë zhvillim dhe prosperitet për banorët e zonës dhe për ta bërë më të shëndetshme jetesën e tyre dhe jo për ta shkatërruar atë. Pavarësisht se kanë 4 ditë në grevë urie këta qytetarë por edhe qindra banorë të tjera këtu në Zharrës së Patosit, asnjë nga qeveria nuk ka ardhur pavarësisht se u kanë nxjerrë një shkresë e cila u premtonte se në datën 31 janar do të kishte një vlerësim të dëmëve dhe një shpërblim për gjithë dëmtimet në banesa. Mesa duket kjo qeveri e ka zero ndjeshmërinë për hallet dhe problemet e njerëzve edhe kur ata sakrifikojnë. Kjo qeveri mendon se është Zot e jetës së qytetarëve dhe nuk mendon se është aty për tu shërbyer atyre. Për këtë arsye, duke para këtë arrogancë të qeverisë, ftojmë qytetarët që në datën 18 Shkurt në protestë përpara kryeministrisë edhe për ti thënë ndal prepotencës dhe arrogancës dhe për të sjellë një qeveri e cila do jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo disa oligarkëve të lidhur me qeverinë”, tha Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here