Humbi jetë në lumin Fan, pulumbaret nuk shkojnë të kërkojnë trupin

0
177

Pas ngjarjes tragjike që i mori jetën sot 55-vjeçarit Fran Bardhi në Mirditë kanë reaguar familjarët e tij. Bardhi, banues në fshatin Ndër-Fanë, u mbyt ditën e sotme pasi ndërkohë që punonte u rrëzua dhe e mori rrjedha e lumit Fan.

I biri i 55-vjeçarit, Altin Bardhi tha për “News24” se ata kishin kërkuar ndihmë nga polumbarët, por këta të fundit nuk kishin ardhur. “Kërkuam ndihmë nga policia e polumbarët, por ata nuk kanë ardhur. Vetë ne me banorët e zonës po kërkojmë për trupin e babait tim,” tha Altini.

Ai gjithashtu konstatoi se të atin ia kishte marrë rryma që erdhi nga HEC-i i Repsit.
“Babai punonte në breg të lumit dhe e mori rryma që erdhi nga HEC-i Repsit. Nuk na kishin njoftuar më parë se do të kishte shkarkime. Për dy orë babai ka qëndruar i kapur pas një peme. Doja të hyja në ujë por s’më lanë nga frika e rrymës,” tha i riu.

Ishin familjarët që denoncuan rastin në policinë e Miditës, megjithëse ata pretendojnë se forcat policore nuk kanë ndërhyrë në kohë për shpëtimin e Franit.
Nga ana tjetër policia ka bërë me dije se kërkimet për 55-vjeçarin nisën sapo u njoftuan nga familjarët. Gjithashtu policia raportoi se kërkoi ndihmën e RENEA-s për këtë aksion shpëtimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here