Rreth 2 kg drogë në banesë dhe lokal, arrestohen tre persona në Elbasan

0
169

Tre persona janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Është kryer arrestimi i shtetasit Ervin Nasto, 38 vjeç, të cilit iu sekuestrua rreth 1 kg lënë narkotike.

Në pranga kanë rënë edhe Eldio Hoxha, 38 vjeç, banues në Elbasan dhe Alsin Dervishaj, 25 vjeç banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Ata u arrestuan pas sasisë prej 71 gramë kanabis që iu gjet dhe sekuestrua në lokal.

Detaje të Policisë së Elbasanit:

Sekuestrohen 1 kg e 71 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa. Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona. Konkretisht Ervin Nasto, 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili në Lagjen “Luigj Gurakuqi” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” iu gjet 1 kg Cannabis Sativa.

Gjithashtu u arrestuan Eldio Hoxha, 38 vjeç, banues në Elbasan dhe Alsin Dervishaj, 25 vjeç banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Të dy personat e lartpërmendur, në fshatin Katund i Ri, në një lokal të marrë me qira iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 71 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here