Kërcënimi i Metës: Nëse Rama konfirmon 71 vota, unë iki që sot

1
294

Meta ka thënë prerë se nëse kryeministri Rama konfirmon se ka 71 vota, ai dhe partia e tij ikën që sot nga koalicioni dhe del në opozitë.

“LSI nuk është klienteliste dhe nuk është shtojcë e askujt, nëse PD do kishte 71 mandate LSI nuk do kishte hyrë në koalicion, nëse sot Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime apo jo, LSI del në opozitë që tani, nëse në 19 qershor Rama apo Basha konfirmojnë 71 mandate LSI do të jetë në opozitë, se vendi s’ka nevojë për LSI shtojcë të asnjë lloj maxhorance, edhe në opozitë do të votojë cdo ligj të integrimit evropian”­ tha Meta. Kreu i LSI iu përgjigj interesit të medias për debatet brenda koalicionit dhe arsyes se ps LSI pavarësisht akuzave të shkëmbyera vazhdon të jetë në këtë koalicion.

“Raportet me PS dhe pse rrimë në koalicion me PS, apo pse LSI nuk del nga koalicioni me PS e me radhë, ju them se problem ka edhe brenda një force politike, nuk dua tu lodh kokën me problemet e mia me deputetin Përparim Spahiu, dhe opozita ka mjaft debate e ide të ndryshme. Po ju jap një përgjigje shteruese, cështja e koalicionit me PS është e një përgjegjësie që buron nga detyrimi ynë për koalicionin parazgjedhor dhe votat që kemi marrë në qershor të 2013 për të bashkëqeverisur me PS në bazë të një marrëveshje e platforme, marrëveshjea e Shkodrës e quaj unë. LSI dhe kreu i saj, Meta i kanë qëndruar pikë për pikë marrëveshjes, e kur ka pasur raste që përfaqësues të LSI nuk kanë qendruar, LSI ka reflektuar”­ tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here