Pengesa të shumta për reformën në drejtësi/ Ambasadori Lu takim me ekspertët Xhafajn e Bylykbashin

0
120

 

 

 

ddAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim në Kryesinë e Kuvendit me ekspertë të reformës në drejtësi dhe deputetët Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashi.

Takimi po zhvillohet pas bojkotit të opozitës në tryezën e bisedimeve për reformën në drejtësi, duke synuar bashkëpunimin mes palëve. Opozita ka kërkuar që të zbatohen vendimet e Komisionit të Venecias dhe ndryshimet kushtetuese të votohen me konsensus dhe jo me 3/5 e votave.

Ditën e sotme janë zhvilluar takime të shumta në lidhje me këtë çështje. Fillimisht pati një takim mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në vilën 30 për rreth 120 minuta. Në përfundim të këtij takimi, Rama zhvilloi një bisedë kokë më kokë me Nishanin në Presidencë për më shumë se 60 minuta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency