Roopkund: Liqeni enigmatik me 600 skelete!

0
268

Roopkund, i njohur si liqeni i skeleteve, përbën një vend të mbushur plotë me enigma dhe mistere të pa zgjidhura. Liqeni ndodhet në zonën industriale të Indisë së lashtë, Uttarakand, pranë Himalajës, në 5.000 metra lartësi. Faktikisht, liqeni përbën një varrezë masive ku janë numëruar 600 skelete dhe askush deri më sot nuk ka mundur t’ju japë përgjigje pyetjeve që lindin logjikisht: Kujt i përkasin dhe si u gjendën aty? Liqeni u zbulua rastësisht në vitin 1942 dhe qysh atëherë përbën pikë referimi për ata të cilët adhurojnë misterin, shkruan standard.al. Që të arrijë dikush aty, duhet një udhëtim katër oshësh nga zona e banuar më e afërt. Kështu, alb-observer.com ju parqet enigmat që e shoqërojnë këtë liqen të mistershëm për disa dekada rresht:

Enigma e parë: Që kur ndodhen aty skeletet?

Studimet e para, rreth zbulimit të moshës së skeleteve të kryer me karbon C-4, i pozicionojnë ata ndërmjet shekullit të 12 dhe 15-të. Më vonë, u kryen dhe analiza të tjera të cilat treguan se i përkisnin shekullit të 9-të.

 

Enigma e dytë: Cila ishte arsyeja që shtyu në vdekja kaq shumë njerëz?

Shkencëtarë nga Londra dhe Hyderabad, të cilët studiuan dhe analizuan kafkat e skeleteve, vërtetuan se ata mbanin shumë plagë. Konsiderojnë se u shkaktuan nga një stuhi e fortë breshëri që shoqëronte një stuhi dëbore. Kjo ndihmoi që të ruhen në gjendje të mirë shumë prej skeleteve të gjetura aty.

Enigma e tretë: Pse ata njerëz, shkuan dhe zgjodhën atë vend?

Ngaqë Roopkund, nuk ka qenë kurrë një zonë e njohur apo e një rëndësie të veçantë dhe as është përmendur kurrë si një vend i shenjtë, ku mund të thithte besimtarë dhe të vizitohej nga një numër i madh njerëzish. Kështu, pyetja se si u gjendën aty kaq shumë njerëz? Akoma dhe sot mbetet mister. Por, me kalimin e kohës janë depozituar shumë teori rreth liqenit të skeleteve. Disa pretendojnë se kemi të bëjmë me tregtar Tibetianë, shkruan standard.al. Gjë kjo që nuk mund të jetë e vërtet, pasi problemi qëndron në atë që Roopkund është shumë larg nga rrugët tregtare të Indisë, kështu që tregtarët nuk kishin asnjë arsye pse të shkonin aty. Disa të tjerë thonë se bëhet fjalë për besimtarë, të tjerë thonë se aty mund të jetë zhvilluar një betejë – e panjohur deri më sot- e përgjakshme.

Teoria e studiuesve të National Geographic

Analizat e ADN-së të skeleteve, treguan se i përkasin dy grupe të ndryshëm njerëzish: njëri grup ishte shumë i shkurtër, ndërsa grupi tjetër ishte disi më i gjatë. Kjo gjë shtoi më shumë misterin dhe detyroi një ekip shkencëtarësh nga Europa dhe India, të bashkojnë fuqitë për të ç’koduar sekretet e fshehura të liqenit. Misioni i tyre u sponsorizua nga National Geographic Channnel dhe fotografit të marra nga liqeni i misterit, tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut. Sipas teorisë së tyre, të vdekurit ishin antarë të një karvani besimtarësh, të besimit “Nanda Jaat Yatra”, që zhvillohej aty çdo 12-vjet! Trashëgimtar të mbretërve të Garhwal, organizonin rituale burrërore dhe ia dedikonin të famshmes “Sri Yantra”. Sipas traditës 5.000 vjeçare, kjo ishte “fryma e Perëndisë”, ndërmjet së cilës u zhvillua bota. Janë me qindra e mijëra mendimet të cilat përshkojnë mendjen e gjithkujt. Por, asnjëra prej tyre nuk mund t’ju përgjigjet, të faktoj e zgjidhë misterin e këtij liqeni. Një seri trupash të dekompozuar “mallkojnë” liqenin. Çdo njëri prej tyre mbart historinë e tij, për të cilën u kujdesën të fundoset së bashku,shkruan standard.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here