26-vjetori i PD në Elbasan, Basha: Marrëdhëniet me SHBA-në të pamundura me Ramën

0
200

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në qytetin e Elbasanit për një takim me strukturat e kësaj partie në kuadër të 26-vjetorit të krijimit të PD në këtë qytet.

Kreu i opozitës shprehu mirënjohje të plotë ndaj qytetit të Elbasanit duke thënë se ka qenë shtyllë për Partinë Demokratike në ditë të mira dhe të këqija.

16357558_247220392370471_187688017_o

Basha gjithashtu akuzoi politikat e jashtme të vendit tonë duke u shprehur se “marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pamundura me këtë qeveri dhe këtë kryeministër”.

“Kisha një tur të ngjeshur politike në Europë. Pata takime të rëndësishme edhe me administratën e Donald Trump. Procesi i integrimit të në BE është ndalur. Shqipëria është më e izoluar se kurrë në këto 26 vite. Bota e njeh më së miri korrupsionin që mbizotëron në Shqipëri. Partnerët tanë ndërkombëtarë tashmë nuk kanë më besim dhe nuk manipulohen më. Ky ishte mesazhi që mora nga përfaqësuesit më të lartë të administratës amerikane dhe evropiane. Zgjidhja e vetje janë zgjedhjet e lira e të ndershme,” tha Basha.

Kreu i PD-së gjithashtu tha se qeverisja Rama ishte eksperimenti më i keq politik që shqiptarët kanë provuar pas komunizmit. “Elbasani është nga rastet më të dukshme të dështimit të kësaj qeverie. Ku është rruga Elbasan-Tiranë?”

Lulzim Basha u shpreh i bindur se PD do t’i bënte vetting kandidaturave për deputetë. “Në mënyrë vullnetare PD do të verifikojë figurat e saj dhe nuk do lejojë askënd jo të denjë t’ju përfaqësojë juve” tha Basha në takim me strukturat e PD në Elbasan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here