U prishet shkëmbimi i 425 kg kanabis, 6 në pranga në Fushë-Krujë, sekuestrohen dhe 12 armë

0
159

Gjashtë persona janë vënë në pranga si rezultat i operacionit “Koordinimi” në Fushë Krujë gjatë shkëmbimit të një sasie të madhe lënde narkotike.

Të arrestuarit janë Bledar Coraj, 36 vjeç, Egli Selaci, 28, Shkëlqim Miri, 47, Amarildo Mulleti, 30, Durim Demiri, 24, Hysni Demiri, 59, të gjithë të lindur dhe banues në Fushë Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim personi me inicialet P.D.

Forcat policore në operacion  kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.  Gjatë operacionit është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Si dhe  12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat  7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë  5 pushkë. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë.

“Si rezultat  i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon  që ndodheshin shtetasit  Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg Cannabis Sativa. Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar,” njofton policia.BW16265514_255393111555443_2361284488016944330_n 16265675_255393108222110_4701101161377076184_n 16265875_255393141555440_4234668420490923626_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here