Hidhet shorti për drejtësinë

0
164

Ashtu siç ishte parashikuar me procedurë edhe nga Kuvendi, sot do të hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

E para që mori fjalën nga të pranishmit, një nga hartueset e këtij ligji, Vasilika Hysi kritikoi publikisht angazhimin e dy institucioneve në këtë proces, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, se sipas saj nuk janë treguar transparent në lidhje me listat e kandidatëve përzgjedhës. Hysi pohoi se gjatë monitorimit të këtij procesi, konkurrenca sipas saj është bërë konkurrencë e pandershme ndaj 5 magjistratëve.

“Kuvendi ka vepruar me një shpejtësi, siç e kërkon ligji. Në cilësinë e vëzhgueses së PS-së, dhe si anëtarë e krijimit të këtij ligji, konstatoj se Kuvendi zbaton ligjin, listat e sjella nga institucione janë hartuar në mënyra të ndryshme. Siç është rasti i Prokurorisë dhe KLD. Këto listo, sjellin një konkurrencë të pandershme dhe nuk u jep të drejtë të gjithë magjistratëve. Magjistratët dhe prokurorët nuk janë njohur me listat. Listat nuk janë botuar. Duke cënuar nenin 221, paragrafi 4. Është cënuar dhe paragrafi 5 i ligjit. Nga monitorimi që i kam bërë faqeve, këto lista nuk ekzistojnë, As njoftimi për procedurat që kanë të drejtë personat e përjashtuar, në këtë kuadër do ftoj institucionet përkatëse për listat e personave që janë përjashtuar.”, tha Hysi.
vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here