Mbingarkesa elektrike shkakton zjarr tek konvikti i studentëve në Elbasan

0
189

Konvikti i Qendrës së Trajtimit të Studentëve në Elbasan është përshirë sot nga zjarri.

‘BalkanWeb’ mëson nga të dhënat paraprake se shkak i flakëve është bërë një mbingarkesë në rrjetin elektrik. Zjarri, nga i cili ka pasur vetëm dëme materiale ka shkaktuar panik tek studentët që jetojnë në këtë konvikt.

Por me ndërhyrjen e forcave të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur lokalizimi i flakëve. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here