Alarmohet Beogradi: Thaçi, Mustafa dhe Veseli “gati për sulm”

0
186

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, po përgatisin një sulm të rrufeshëm e të papritur në pjesën veriore të Kosovës, shkruajnë sot mediet beogradase.

Të përditshmet serbe Politika, Vecernje Novosti, Kurir, Informer e kështu më radhe, pohojnë se së shpejti, gjatë muajit shkurt, udhëheqësia kosovare do të urdhërojë, siç e quajnë ato, “pushtimin” e veriut të Kosovës.

Sipas këtyre gazetave, për këtë “plan djallëzor” të Prishtinës autoritetet në Beograd janë paralajmëruar nga shërbimi inteligjent rus dhe një shërbim tjetër i inteligjencës miqësor ndaj Serbisë.

1183 s_1485427368-9232158 ss_1485427377-2054700 ss_1485427377-2054700

Duke përdorur termin fyes për shqiptarët, “shiptari”, këto media shkruajnë se “sulmin ndaj serbëve në veri të krahinës, me mbështetje të fuqive perëndimore, me muaj të tërë e kanë planifikuar në mënyrë sekrete presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Të përditshmet serbe pohojnë se, sipas burimeve të tyre, Thaçi, Mustafa e Veseli po planifikojnë një ndërhyrje “blitzkrieg” të njësiteve ROSU dhe të FSK-së në veri të Kosovës.

Tutje thuhet se të dhënat e inteligjencës që i janë dorëzuar Beogradit tregojnë se shqiptarët po e planifikojnë një ndërhyrje të shpejtë të njësiteve përkatëse gjatë orëve të natës.

Millovan Drecun, ish-njeriu i afërt i Sllobodan Millosheviqit, të njohur si “kasapi i Ballkanit”, sot anëtar i partisë së kryeministrit Vuçiq dhe kryetar i të ashtuquajturit “Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, ka thënë se deklaratat e Thaçit mund të interpretohen si justifikim për plane të tmerrshme të Kosovës, shkruajnë sot mediet në Serbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here