19 opsione të Google që do t’ju lehtësojnë jetën

0
240

Të gjithë e dimë që si motorr kërkimi, Google mund të sigurojë përgjigjet për gjithçka që pyesim. Por, kompania ka punuar fort vitet e fundit, jo vetëm për të dhënë informacion, por për ta përdorur atë në mënyrën më të dobishme të mundshme.

Pra, në vend të kërkimit dhe pritjes për përgjigje nga Google, lëreni këtë të fundit të mendohet dhe të kërkojë për ju nëpërmjet këtyre 19 opsioneve praktike.

Po fillon të ngjajë shumë me një asistent personal dhe pjesa më e mirë e gjithë kësaj është… që nuk ju duhet të paguani për shërbimin.

1.Vendosni një matës të kohës pa u larguar nga kompjuteri juaj.

timer2. Doni të dini orën e perëndimit dhe lindjes së diellit në vende të ndryshme të botës? Mjafton të pyesni!

sunset-in

3. Mund të luani një lojë si Zerg Rush thjesht duke e kërkuar atë.

capture

4. Doni të dini parashikimin e motit në vende të ndrsyhme të botës? Thjesht shkruani emrin e vendit dhe prapashtesën “forecast.” Dhe ja ku e keni.

forecast

5. Ju kanë lënë pak aftësitë matematike dhe nuk llogaritni dot bakshishin? Opsioni tip calculator nuk ju lodh aspak.

tips

6. Nuk është e nevojshme të dilni nga faqja juaj google.com për të parë statusin e fluturimit tuaj. Thjesht kërkoni numrin e fluturimit dhe linjën.

flight-to

7. Ky nuk është opsioni më praktik por provoni të kërkoni “do a barrel roll” dhe shikoni çfarë ndodh.

barrel-roll

8. Kërkoni të dini cilët janë oraret e transmetimit të serialeve tuaj të preferuar? Thjesht shkruani emrin e serialit të ndjekur nga prapashtesa “episodes.”

episodes

9. Provoni të shkruani emrin e një filmi, të ndjekur nga “release date” dhe shikoni se çfarë do të dalë.

release-date

10. Mund t’ju ndihmojë të gjeni filmat, që janë xhiruar në zonën tuaj të banimit, thjesht duke i kërkuar.

filma

11. Merrni informacionin e nevojshëm për një kompani, apo një shpikje vetëm duke klikuar emrin.

founder

12. Jeni të pasionuar pas një artisti dhe dëshironi t’i dëgjoni të gjitha këngët e tij/saj? Thjesht shkruani “ songs by,” emrin e artistit dhe do t’ju shfaqen.

songs

13. Nëse jeni mërzitur me lojërat e zakonshme, kërkoni “Atari Breakout”. Sa për të ndryshuar pak rutinën.

atari-breakout

14. Google mund të konvertojë gjithçka për ju, lbs në kg, inch-ët në metra, dollarët në lekë, etj…

lbs-kg

15. Mund edhe të përkthejë fjalë për ju.

eng-to-alb

16. Nëse shkruani recursion do të ngeleni në një cikël të pafundëm!

recursion

17. “Books by ” e ndjekur nga një autor do t’ju japë një kronologji të gjithë punëve që kanë bërë.

books

18. Ngarkoni një foto në Google Images për të parë origjinën e saj.

search

19. Klikoni mikrofonin e vogël pranë butonit search, nëse dëshironi të flisni më shumë se të shkruani.

speak-now

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here