Vajza siriane letër të hapur Donald Trump: Ndihmo fëmijët në Siri

0
238
 Bana Alabed, vajza 7 vjeçare nga Aleppo e njohur nga e gjithë bota me twitterat e saj nga Aleppo ka shkruar një letër të hapur për Donald Trump.

“T’i duhet të bësh dicka për fëmijët në Siri sepse ata janë si fëmijët e tu dhe meritojnë paqen si ata” shkruan ajo

Bana së bashku me familjen e saj është larguar nga Alepo në dhjetor gjatë një evakuimi masiv dhe tani jeton në Turqi

Llogaria e saj e Twitterit u bë e famshme për shkak të mesazheve që përcillte nga Aleppo

Nëna e saj,  Fatemah – e cila e ndihmon për të menaxhuar llogarinë e tëitterit- ka dërguar letrën në BBC

Ajo thotë se Bana e ka shkruar ditë përpara ceremonisë së përurimit të presidentit Trump, sepse e kishte parë shpesh në tv.

Letra

I dashur Donald Trump

Unë quhem Bana Alabed. Jam një vajzë siriane 7 vjeçe nga Aleppo.

Kam jetuar në Siri deri në momentin kur u largova në dhjetor të vitit të kaluar.
Jam një nga fëmijët sirianë të cilët vuajtën nga lufta në Siri

Por në këto momente po jetoj në paqe në shtëpinë time të re në Turqi.

Në Aleppo isha në një shkollë e cila u shkatërrua nga bombardimet.
Shumë prej shokëve e shoqeve të mia vdiqën.

Jam shumë e hidhëruar për ta.

Do të kisha dashur që të ishin me mua të loznim së bashku.

Në Alepo nuk mund të luaja, ishte qyteti i vdekjes

Tani në Turqi mund të dal dhe të gëzoj.

Mund të shkoj në shkollë. Kjo është arsyeja pse paqja është e rëndësishme për çdo njeri përfshi dhe mua.

Sidoqoftë miliona fëmijë sirianë nuk janë si mua dhe po vuajnë në shumë zona të Sirisë.

Ata po vuajnë për shkak të të rriturve

E di që do të bëhesh president i SHBA-së prandaj të lutem a mund të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit në Siri?

Ju duhet të bëni diçka për fëmijët në Siri sepse janë si fëmijët e tu dhe meritojnë të jetojnë në paqe si ata.

Nëse do më premtosh se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, atëherë ti ke një mike të re.

Mezi pres të shoh çfarë mund të bësh për fëmijët e Sirisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here