Ja pse duhet të vendosni aspirinë në lavatriçe

0
470

Ju të gjithë e urreni faktin kur rrobat tuaja të bardha marrin një ngjyrë gri pas disa larjesh. Përpjekja për të gjetur një mënyrë për t’u rikthyer atyre ngjyrën e bardhë origjinale mund të ketë dështuar.

Për fat të keq, shumica e detergjentëve apo produkteve zbardhuese nuk kanë arritur të sigurojnë efektet që ju dëshironit. Por, ka disa përbërës të thjeshtë që ju gjenden në shtëpi dhe që mund të punojnë shumë mirë për shumë gjëra.

Aspirina është një përbërës shumë efektiv në zbardhjen e rrobave të cilat e humbasin ngjyrën pas disa larjesh.
Përbërësit:

5 aspirina (300 mg)

2 l ujë i nxehtë

Udhëzime:

Shtoni 5 aspirina (300 mg secila) në 2 litra ujë të nxehtë dhe lërini ato të shkrihen për disa minuta. Ju mund edhe ti copëtoni më parë aspirinat në mënyrë që të shkrihen më shpejt.

Vendosini rrobat në një enë dhe shtoni ujin e përgatitur me aspirina duke i lënë kështu përgjatë gjithë natën.

Në mëngjes, vendosini rrobat në makinën larëse dhe shtoni në të edhe disa aspirina së bashku me detergjentin.

Efektet do t’ju lënë pa fjalë, pasi të gjitha papastërtitë e akumuluara gjatë kohës do të jenë zhdukur, dhe rrobat tuaja do të duken të bardha, dhe mbi të gjitha, si të reja./Shije

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here