Rimbursimi i ilaçeve për 600 mijë persona,PD:Spekulim, nxit aktivitetin informal

0
145

Partia Demokratike e cilëson një spekulim të rrezikshëm, deklaratën e kryeministrit, që rreth 600 mijë persona të pasiguruar do të përfitojnë rimbursim ilaçesh. Në një analizë të  shpërndarë nga selia blu, kreu i departamentit të shëndetësisë, Tritan Shehu e cilësoi gënjeshtër këtë deklaratë dhe u shpreh se ky është mashtrimi i radhës i kryeministri, njësoj si Shëndetësia FALAS. Shehu  ngriti një sërë pikëpyetjesh për shtresat e popullsisë që do të përfitojnë nga rimbursimi ndërsa theksoi se ky spekulim nxit aktivitetin informal.

 

Analizë e plotë e kreut të Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu

Së pari kjo është një tjeter deklaratë e gënjeshtërt, shume larg realitetit qoftë dhe thjesht atij numerik të popullsisë sonë.Ne lidhje me këtë vendim z.Rama duhet të qartësoje se cilat janë shtresat e popullsisë, që përfshihen në këtë shifër prej 600 mijë personash dhe bazën logjike të këtij hapi.Sipas llogaritjes së qeverise, sa del në këtë mënyrë popullsia e Shqiperisë?Sidoqoftë, për të sqaruar opinionin mund të shikojme disa llogaritje të thjeshta:Në mënyrë aktive, në skemën e sigurimeve shëndetësore janë rreth 1 205 000 vetë.Në menyrë pasive, në skemë janë rreth 1 400 000 vetë, ku hyjnë pensionistet, nxënësit e studentet, femijet, ata në kërkim të punës, familjet me ndihmeëekonomike, personat me aftësi të kufizuar, etj.Pra, të gjitha këto kategori shkojnë në mbi 2 600 000 persona.Nga sa dimë ne, Shqipëria ka rreth 2 800 000 banore.Ateherë pyetja jonë është, nga dolën këta 600000 persona që flet Rama?Nëse popullsia jonë është rritur me nje ritëm të tille galopant në nje vit, Qeveria duhet ta publikojë një lajm kaq të gezueshem!!!

Në fakt, këtu kemi të bëjmë veçse me një spekullim dëmtues të radhës, siç ishte ai i “SHENDETESISE FALAS” dhe asgjë më tepër.

Ndërsa diferenca prej rreth 200 000 personash përbehet kryesisht nga të vetëpunesuarit, që duhet të bëhen pjesë e skemës aktive, ose nga ata që punojnë në të “zeze” dhe që duhen formalizuar.Pra vendimi i djeshëm jo vetëm që është një spekullim, por gjithashtu nxit aktivitetin informal si dhe bën që edhe personat që kontribuojnë në këtë skemë të fillojnë të mos e bëjnë këtë, duke futur kështu të gjithe sistemin në kolaps.

Një vendim ky, që duke kërkuar të maskojë dështimin e mashtrimit “Shëndetësi Falas”, mund të shtyje të gjithë skemën tonë të finacimit shendetësor drejt humnerës.

POR FATMIRESISHT ZGJEDHJET E REJA JANE AFER!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here