Ndiqni keto hapa cdo mengjes dhe do te rrisni produktivitetin

0
200

 

 

Nje rutine mengjesi solide do te ndertoje themelet e suksesit, do ju drejtoje drejt lumturise dhe produktivitetit dhe do ta beje çdo dite me argetuese.

Kur e merr çdo dite me qetesi, do t’ju beje te ndiheni te sigurt dhe ne gjendje te mire para se te dilni nga shtepia.

Per shume individe, te zgjohen ne mengjes eshte nje eksperience kaosi, plot me zhurma alarmesh, kontrolle e-mail-esh dhe dalje nga shtepia sa me shpejt te jete e mundur, pasi mendja dhe trupi nuk jane bere per te perballuar nje stimulim dhe stres te tille sapo zgjohen.

Por a duhet te kemi nje rutine ne mengjes dhe nese po, çfare hapa duhet te ndjekim per te qene sa me produktive.

– Flini mjaftueshem

Kjo eshte e lehte te thuhet per shume njerez, por jo te behet. Duhet te praktikoni nje higjene gjumi sa me te mire dhe te siguroheni qe merrni sasi te mjaftueshme gjumi per trupin tuaj. Diçka midis 6 dhe 9 oreve do te ishte me e pershtatshmja, keshtu qe provojeni, zbuloni se funksionon dhe mos hiqni dore.

Doktoret rekomandojne orar te njejte fjetjeje dhe zgjimi çdo dite ne menyre qe te sinkronizoni ritmet “sirkadike” qe prodhojne energji kur ju keni nevoje.

– Mos e shtyni alarmin per me vone

Te shtyni alarmin eshte si te thyeni nje premtim qe i keni bere vetes. Kur vendosni se do te zgjoheni ne nje orar te caktuar, mbajeni ate qendrim. Vleresojeni kohen tuaj dhe vendosini kembet ne toke sapo te degjoni alarmin.

-Shmangni ekranet teknologjike

Duke qene se telefonat jane pjese e jona ne ditet e sotme, eshte shume e veshtire shmangia e perdorimit te tyre sapo zgjohemi, por eshte shume e rendesishme t’i leme kohe trurit tone te zgjohet para se ta ekspozojme ate me stimuj ekstreme.

-Pini shume uje

Nuk ka asgje me te mire se nje gote uji e ftohte ne mengjes. Perveçse ndihmon ne zgjim, duke qendruar i hidratuar shmang dhimbjet e kokes, dhimbjet muskulare si dhe mostretjen e mire. Nuk mund te pini uje gjate kohes qe jeni ne gjume, keshtu qe zgjohuni dhe jepini trurit dhe trupit tuaj ate qe kerkon ne menyre qe te funksionoje me se miri.

– Hani nje vakt te shendetshem

Nje vakt i shendetshem ne fillim te dites eshte shume i rendesishem per te marre energjite e nevojshme.

Ne qofte se ushqeheni me ushqime te pasura me proteina, nuk ka rendesi se çfare del gjate dites, sepse do te keni energjite e nevojshme per te lexuar, reaguar dhe arritur qellimet ditore.

-Meditoni

Kur meditoni çdo mengjes, e keni me te lehte te riktheheni ne kaosin e jetes se perditshme. Dhe kur meditoni çdo mengjes ne menyre te rregullt, do t’a gjeni veten duke reaguar me lehte ndaj faktoreve stresante te cilet normalisht ju shkaktojne stres.

-Kafe ose çaj

Jam i bindur qe rutina perfekte e mengjesit eshte e lidhur me nje kombinim perfekt te meditimit dhe kafeines. Ju duhet te jeni produktiv dhe duhet qe te jeni me kembe ne toke.Nuk eshte e nevojshme te pish nje filxhan te tere kafeje, vetem pak do te jete mjaftueshem per ta mbajtur trurin tuaj te fresket qe ne mengjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here