Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi e Mustafa takohen me Mogherini-n në Bruksel

0
231

Në pritje të zhvillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ka nisur takimi mes Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe delegacionit kosovar, Thaçi-Mustafa.

Kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, Kosova përfaqësohet nga presidenti dhe kryeministri. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, ka publikuar një fotografi ku shihet Mogherini me Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Pas përfundimit të këtij takimi pritet darka e përbashkët e delegacioneve nga Kosova dhe atij nga Serbia që pëfaqësohet nga Vuçiç e Nikoliç me ndërmjetësim të BE-së, shkruajnë mediat kosovare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here