Sulmi i gurëve të tëmthit, si t’i menaxhoni

0
249

Shumë njerëz nuk mendojnë asnjëherë për gurët në tëmth deri në momentin që fillojnë të ndiejnë dhimbje therëse në stomak nga sulmi i tyre. “Kjo ndodh shpesh pas ngrënies, sidomos pas një vakti të pasur me yndyrë dhe kolesterol të lartë, dhe mund të zgjasë nga rreth 30 minuta deri në 2 ose më shumë orë”, thotë dr. William Brugge, ish-drejtor i endoskopisë gastrointestinale në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit, SHBA,shkruan standard.al. Sulmet nisin zakonisht në anën e djathtë të pjesës së sipërme të stomakut dhe përhapen në shpinë, midis dy shpatullave apo nën shpatullën e djathtë. Kjo gjendje mund të shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

“Nuk duhet t’i injoroni këto sulme. Ato janë një shenjë paralajmëruese se mund të ketë një problem serioz në tëmth,” rekomandon dr. Brugge.

Si formohen gurët në tëmth?

Gurët në tëmth formohen kur ka shumë kolesterol në bile, një lëng që mëlçia e përdor për të tretur yndyrën. Bila (lëngu i tëmthit) ruhet gjatë tretjes nga tëmthi, një organ në formë dardhe poshtë mëlçisë. Ai formon kristale që grumbullohen së bashku dhe formojnë gurët. Madhësia e tyre varion nga copëza rëre deri tek një top golfi. Pjesa më e madhe e tyre kanë madhësinë e një guraleci.

Pacientët fillojnë të ndiejnë dhimbje kur gurët fillojnë të rriten dhe bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngu i tëmthit). “Dhimbja nuk shkaktohet vetëm nga gurët, por edhe nga spazma e fshikëzës së tëmthit, ndërkohë që përpiqet të nxjerrë lëngun e tëmthit (bilen)”, thotë dr.  Brugge.

Nëse ky lëng nuk rrjedh si normalisht, atëherë mund të shkaktojë inflamacion të fshikëzës së tëmthit. Bila mund të rikthehet gjithashtu dhe të hyjë në gjak, ku mund të shkaktojë verdhëz (infeksion të mëlçisë), një  gjendje kur lëkura dhe të bardhat e syve marrin ngjyrë të verdhë”, thotë dr. Brugge. Simptoma të tjera mund të përfshijnë: ënjtje, të dridhura, temperaturë të lehtë, urinë në ngjyrë të verdhë të errët.

Duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse keni një nga këto simptoma dhe sulmet nga gurët në tëmth fillojnë të bëhen më të shpeshta.

Njihuni me faktorët e rrezikut

Nëse nuk ju janë shfaqur gurë në tëmth deri tani, mos mendoni se jeni imun. Gurët në tëmth shfaqen më shumë tek femrat në moshën 20-60 vjeç. Ndërsa pas moshës 60 vjeç, ata shfaqen njësoj tek të dyja gjinitë, transmeton standard.al.Faktorë të tjerë rrisin rrezikun për formimin e gurëve në tëmth. Për shembull, njerëzit mbipeshë janë më të prekshëm, duke qenë se formimi i gurëve në tëmth është i lidhur me peshën e rëndë, që shkaktohet zakonisht nga konsumimi i ushqimeve me shumë yndyra dhe kalori. Gjenet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Çdokush që ka një familjar të prekur nga kjo sëmundje, është më i rrezikuar të përballet me të njëjtin problem.

Për të mbrojtur veten nga kjo sëmundje, duhet t’i kushtoni shumë rëndësi dietës ushqimore dhe peshës trupore. “Ndiqni një dietë që përfshin më pak ushqime të yndyrshme dhe më shumë produkte bimore, si dhe ushtrohuni rregullisht për të mbajtur një peshë të shëndetshme”, rekomandon dr. Brugge.

Vetëm se nuk duhet të humbisni peshë në mënyrë drastike, pasi mund të shkaktojë formimin e gurëve në veshka. Vërini qëllim vetes të humbisni 0.5-1 kg në javë.

Gurët në tëmth nuk janë gjithmonë problem

Nuk është e nevojshme që të hiqen gjithmonë gurët në tëmth. Nëse nuk pengojnë në funksionimin e fshikëzës së tëmthit dhe nuk shkaktojnë asnjë simptomë, nuk është e nevojshme që të bëhet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tyre”, thotë dr. Brugge.

Por, nëse fillojnë të shfaqen probleme, alternativa më e mirë është që t’i hiqni gurët në tëmth. Operacioni është procedura që ndiqet më shumë për heqjen e tyre dhe më e suksesshme. Pacientët zakonisht e marrin veten shpejt dhe i rikthehen jetës normale në pak ditë”, thotë dr. Brugge.

Jeta pa fshikëzën e tëmthit

Mund të jetoni një jetë të shëndetshme edhe nëse e keni hequr fshikëzën e tëmthit. Bila (lëngu i tëmthit) do të rrjedhë direkt nga mëlçia në zorrën e vogël, në vend që të ruhet në tëmth. Në këtë rast, ajo do të jetë më pak e fortë dhe mund të përjetoni më shpesh diarre. Gjithsesi, mund ta menaxhoni atë duke konsumuar ushqime me më pak yndyra dhe me më shumë fibra.

*Burimi – shëndeti.com

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here