Qytetari “shpërthen” tek “Piramida”: Vipa, makina luksoze, o shoqëri miope, si e shijoni këtë teatër?

0
287

Shumë herë kemi denoncuar rastet e ndotjes së ambientit, papastërtive që ndodhen në çdo lagje, koshave të pazbrazur nga ana e punonjësve të pastrimit, për të cilat fajtore është si bashkia, ashtu edhe qytetarët, të cilët ndikojnë në shkatërrimin e zonave të banimit.

Megjithatë, çdo lagje ka problematikat  veta, ndërsa denoncimi për të cilin do t’ju tregojmë ditën e sotme nuk ka ndodhur në ndonjë periferi të Tiranës apo të ndonjë qyteti tjetër, por fiks në qendër të saj, në një prej zonave më të populluara dhe njëkohësisht edhe të shtrenjta.

Qytetari ka kaluar pranë “Piramidës”, ku është hasur me një mori mbeturinash mes bimëve të gjelbra.

Jam tepër i indinjuar si një qytetar i thjeshtë,por mbi të gjitha si shqiptar. Sot ndodhem në Tiranë dhe më ra rruga të kaloj në rrugën që të çon tek TVSH. Shikoj lokalet mbushur plot me “vipa”, makina luksoze etj … Dhe kur jam mbrapa të famshmes “Piramida” shikoj një turp të vërtet mjedisorë. Jo më shumë se pardje, kryetari i bashkisë (ai që është vetëm ditën) hapi dyert e piramidës duke emërtuar edhe kryetarin e natës. Si ka mundësi që kjo shoqëri kaq miope dhe menefregiste, të shijojë teatrin që lozet në kurriz të tyre? Si ka mundësi të kalojnë përmes  pisllëkut që aty ka dhe të gënjehen vetëm e vetëm sepse do “argëtohen” në orët e natës”, – shkruan ai ankesën e tij, e cila është mëse e drejtë dhe duhet të na bëjë përshtypje të gjithë neve që jetojmë në Tiranë, e jo vetëm atyre që u bie rruga një herë në kaq.JOQ

tirane-1 tirane-2 tirane-3 tirane-4

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here