“Komunikimi Javor”/ Basha – Ramës: Fol me ngadalë kur flet për zgjedhjet se të merret fryma

0
182

Duke folur me bindje për fitoren e së majtës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare te 18 qershorit, kryeministri Edi Rama i dha edhe një këshillë opozitës që të heq dorë nga alibitë (sic ai sheh votimin elektronik) dhe të kthehet në realitet.

Kjo sipas Ramës, do ti bënte më mirë Shqipërisë dhe opozita do të ishte më sfiduese për qeverinë. Por nuk ka vonuar shumë, dhe lideri i opozitës Lulzim Basha i dha një përgjigje ironike kësaj këshille nga ana e kundërshtarit të tij politik.

“Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shëndetësi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës. Ti thotë dikush: fol me ngadalë kur flet për zgjedhjet se të merret fryma” , shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here