Në fshatin shqiptarë ku mjerimi është ulur këmbëkryq

0
179

Tre familje në fshatin Mafsheq të Krujës jëtojnë mes dhimbjes dhe frikës, e tillë është jeta e plot dhjetë fëmijëve në Malësinë e Krujës.

Prej dy vjetësh banesat e tyre kanë rrëshkitur, muret janë çarë, çatia tërësisht e dëmtuar, ndërsa të vegjëlit përjetojnë momente ankthi.

Mafsheqi është një fshat i thellë në Malësinë e Krujës, teksa lëvizjet me automjetet janë të rrallë. Më së shumti lëvizjet e banorëve bëhen me këmbë deri në rrugën kombëtare. Për të mbërritur në fshat duhen plot dy orë rrugë me këmbë, ndërsa mjetet e larta përballen me vështirësitë e rrugës mjaft e rrezikshme.

Transporti i banorëve kryhet dy herë në ditë vajtje-ardhje me ato pak mjete të banorëve vendas, ndërsa dy mësues përballen me vështirësitë e rrugës për të kryer detyrën e tyre ndaj të vegjëlve. Shkolla, e cila ndodhet në qendrën e fshatit është në kushte mjaft të vështira.

Nel Xeka me fëmijët e tij është dëshmi e gjallë e gjendjes mjerane, ku jeton, në një shtëpinë të shkatërruar prej erozionit. Çudia është se si kjo ngrehinë është ende në këmbë. Në të rrezikojnë kokën pesë persona, ndër ta dy janë fëmijë dhe zonja e shtëpisë me këmbën e thyer.

Kjo pamje është vërtetë rrënqethëse, pasi në këtë banesë nuk duhet të jetojnë as kafshët. Dimri i sivjetëm është mjaft i vështirë për Nelin 56 vjeçar, të stërmunduar nga hallet.

Fëmijët janë torturuar nga të ftohtit, teksa erërat e forta hynin brenda banesës nga çarja e mureve.

Tutje më thellë fshatit janë dy shtëpitë e vëllezërve Ferra, Ganiu dhe Bashkimi, të cilët kanë në ngarkim edhe dy prindërit në moshë shumë të thyer, babain që i ka kaluar të 100-tat dhe nënën e sëmurë.

Janë plot dhjetë fëmijë dhe gjendja e tyre akoma më e rëndë, shtëpia mbahet me disa shtylla druri. Të ardhurat nga pensioni i dy prindërve nuk mjaftojnë për ilaçet e tyre, ndërsa jetojnë me pak nga ndihmë ekonomike, e cila nuk del as për dy persona.Ganiu tregon se jetojnë si në mesjetë dhe askush nuk kujtohet për këto jetë njerëzore, ndonëse janë në dijeni të këtij fakti. I ftohti i sivjetëm ka rënduar dhe shëndetin e dy të moshuarve, sikurse nuk ka kaluar pa prekur dhe të vegjëlit e familjes.

Fshati Mafsheq nuk ka patur kurrë investime në infrastrukturë, rrugët janë të mundimshme. Si fshat malor të ardhurat kryesore vijnë vetën mga bagëtitë. Në pikun e dimrit po soset dhe ushqimi./27.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here