Friday, April 19, 2024
Home Bota Shihni videon e kërcimit të parë të Donald dhe Melania Trump në...

Shihni videon e kërcimit të parë të Donald dhe Melania Trump në rolin e presidentit dhe zonjës së parë

0
182

 

Presidenti Donald Trump, sipas traditës, në ballon presidenciale në fund të ditës së përurimit u ngjit në skenë së bashku me Melania-n, për kërcimin e parë.

Atyre iu bashkuan zëvendëspresidenti Mike Pence dhe e shoqja, Karen. Më pas iu bashkuan edhe anëtarët e familjes, përfshirë dhe fëmijët e rritur të Trump dhe Pence. “Tani është një nder i jashtëzakonshëm të bëj kërcimin e parë me Melania-n”, tha Trump. “Dhe do të na bashkohet zvpresidenti ynë. Do të na bashkohen nga disa fëmijë shumë, shumë të mrekullueshëm, që janë fëmijët e mi dhe të Mike-ut.”

Ata vallëzuan një version të “My Way”, që u popullarizua nga Frank Sinatra. Ata kërcyen gjithashtu në ballon e dytë të natës dhe gjithashtu nxorën në skenë cciftin Pence dhe familjet e tyre.

Vajza e Sinatra-s, Nancy, shkroi në Tëitter dhe më pas e fshiu një përgjigje për përdorimin e këngës nga Trump “Thjesht ku parasysh vargun e parë të këngës”. Vargu I parë është “And noë, the end is near”, Dhe tani, fundi është afër. Nancy më vonë sqaroi, që me atë që kishte shkruar donte thjesht të bënte një “shaka të padëmshme”! “Në të vërtetë, i uroj më të mirat”, tha ajo.

Videoja e kërcimit…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here