Teksa SHBA-të përgatiten për të përuruar presidentin më kontraversial që kanë pasur ndonjëherë, befas, e gjithë vëmendja është kthyer drejt zonjës së parë, Melania Trump, e cila i la të gjithë gojëhapur mëngjesin e së premtes, teksa i drejtohej Shtëpisë së Bardhë.
Bashkëshortja e Donald Trump dukej thjesht mahnitëse në një veshje ngjyrë bojëqielli kokë e këmbë, nga stilisti Ralph Lauren.
Melania Trump ishte një mishërim i vërtetë i klasit dhe feminilitetit, me kostumin e prerë në perfeksion, këpucë elegante me majë, doreza të gjata dhe flokë të mbledhur.
Media të shumta shkruajnë se ajo ka sfiduar ish-zonjën e parë Jackie Keneddy, e cila edhe sot konsiderohet një prej zonjave të para më me stil që SHBA-të kanë pasur ndonjëherë.
Me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, Melania takoi çiftin Obama dhe i dhuroi Michelle Obama-s një dhuratë nga Tiffany.