Skandali/ Aeroporti i Rinasit pa kamera sigurie (Foto)

0
175

Aeroporti i Rinasit ndoshta është i vetmi pa kamera sigurie në Europë, por edhe në Botë.

Citynews.al ka siguruar fotot të cilat tregojnë se rrethimi i pistës së Rinasit dhe aeroportit nuk ka kamera sigurie. Fotot e mëposhtme tregojnë qartë se pjesa e rrethimit të pistës së aeroportit i mungon elementi fillestar i sigurisë që është vëzhgimi përmes kamerave, të cilat regjistrojnë dhe dokumentojnë çdo tentativë për të hyrë në pistën e aeroporti

Në muajin qershor, brenda pistës së avionëve u grabit makinë që po transportonte para për llogari të një banke të nivelit të dytë. Ndërkohë dje, mediat raportuan se është çarë rrethimi i pistës.

Edhe pse ka ndodhur një grabitje dhe një rrethim është çarë, askush nuk ka marrë masa që të vendosë kamera sigurie në sistemin e rrethimit të një prej objekteve më të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Nga një rrethim pa kamera mund të ndodhë gjithçka në hapësirën e pistës dhe askush nuk duket të ketë dijeni apo të vëzhgojë se çfarë ndodh.

Edhe pse jemi në kohën kurë mbarë bota ka marrë masa ekstreme ndaj risqeve nga mungesa e sigurisë për shkak të problematikave që lidhen me ISIS etj, në aeroportin e Rinasit nuk ka kamera.

Në qershor u grabit makina që transportonte para lekë brenda pistës së avionëve dhe disa ditë më parë, u raportua se rrethimi ishte çarë. Në rast se do të kishte kamera sigurie, gjithçka do të ishte më ndryshe në të dyja rastet./Citynews33 444

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here